E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Ministrja Gjonaj: Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit

Nevoja për të forcuar luftën kundeër krimit të organizuar ka bërë që qeveria të hartojë një ligj që ashpërson në mënyrë ekstreme masat e izolimit për individet e burgosur për krime të rënda dhe që paraqesin rrezikshmëri të lartë.

 

Këtë të enjte parlamenti ka miratuar ligjin i cili pritet që të ai të nisë shpejt nga zbatimi. Shqipëria po ndjek në këtë drejtim modelin e shtetit italian.

 

Reklamë

Ndërkohë besohet se 270 individe te burgosur do të preken nga hyrja në fuqi e ligjit. Për këtë dhe çështje të tjera që lidhen me organet e drejtësisë, në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka folur ministrja Drejtësisë Etilda Gjonaj.

 

Në fjalën e saj ministrja Gjonaj është shprehur se Shqipëria ka marrë një sërë reformash që luftojnë korrupsionin dhe ka ngritur tashmë struktura të mira për të luftuar korrupsionin.

 

“Shqipëria vërtet renditet me 2 pikë më pak se vitin që kalojë por është 5 pikë më shumë se në vitin 2013, është 5 pikë më shumë se në vitin 2011 dhe është 7 pikë më shumë se në 2007, pra do të thotë se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit.”

 

Më poshtë intervista e plotë e ministres së Drejtësisë të dhënë për Vizion Plus:

 

Ligji ka hyrë n fuqi si do të nisë zbatimi i tij më konkretisht?

 

Unë e kam shprehur edhe shumë herë të tjera në intervista dhe në një konferencë që kam zhvilluar dy ditë më parë me drejtuesin e prokurisë antimafia italiane, ku ka hyrë në fuqi ndryshimet e ligjit për trajtimin e të burgosurve që parashikon posaçërisht këtë regjim që ka të bëjë  me kufizimin e disa të drejtave të subjekteve që janë të lidhura me krimin e organizuar ose që bëjnë pjesë në grupe të strukturuara kriminale dhe ato vepra penale që kanë të bëjnë me terrorizmin.

 

A ka filluar praktikisht zbatimi i operacionit në burgje çfarë po ndodh?

 

Ligji ka hyrë në fuqi para dy ditësh, dhe që në momentin që ky projekt është bërë gati për të kaluar në Kuvend dhe më pas për tu miratuar ne kemi punuar me protokollet e zbatimit edhe me drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke pasur parasysh ashtu siç dhe u tregua në tryezën e antimafias vullnetit e tyre për të na ofruar ekspertizën meqë është një model që është marrë nga shteti Italian të cilët e kanë aplikuar pikërisht për nevojën që kanë patur me qëllim që të kenë një monitorim specifik subjektet e grupeve kriminale si subjekte në process hetimi dhe ato që janë në process gjykimi dhe për këtë arsye ne kemi punuar me këto protokolle zbatimi njëkohësisht jo vetëm në aspektin legjislativ, por e infrastrukturore dhe strukturorë. Dhe kur bëhet fjalë për aspektin strukturore kemi përgatitur sallën operacionale, ose ndryshe sallën e monitorimit e cila është e lidhur me 7 institucionit e veprës penale të sigurisë së lartë, ku pikërisht këto subjekte do të jenë tek këto institucione të sigurisë së lartë dhe do ti nënshtrohen këtij regjimi të posaçëm.

 

Znj.Ministre ju drejtoni edhe strukturën qeveritare antikorrupsion sapo është publikuar nga Raporti Transparency International, ku rezulton se Shqipëria ka një përkeqësim, krahasuar me një vit më parë si shpjegohet kjo?

Në Raporti Transparency International, Shqipëria vërtet rënditet me 2 pikë më pak se vitin e kaluar, porspecifikuar edhe në raport gjë që nuk ka ndodhur më parë, theksohet se Shqipëria ka marrë një sërë reformash që luftojnë korrupsionin dhe ka ngritur tashmë struktura të mira për të luftuar korrupsionin, si dhe procesi i vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë ato të cilat që do të bëjnë që Shqipëria të ketë rezultate më të mira. Perceprimi i publikut pikërisht nuk mund të ndryshojë  në një kohë të shkurtër apo në ato vite që ne ndërmarrim reforma të mëdha ndaj luftës kundër korrupsionit, por percekrimi përkthehet në momentin që qytetarët prekin rezultatet nga këto reforma. Po të marrim në konsideratë reformën në drejtësi që është pikërisht vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve është e vështirë që të themi që qytetarët sot pavarësisht se shikojnë gjyqtarë dhe prkurorë që dalin nga sistemi të kenë arritur që të prekin rezultatet në procesin e rregullt gjyqësor apo në vendimarrjet e rregullta ndaj tyre. Gjithashtu edhe përsa i përket reformës që ne kemi marrë në disa sektorë të shërbimeve, që është qeverisja elektronike në procesin e derregullimit të cilat padiskutim vitet që vijnë do të kenë një ndikim të padiskutueshëm tek qytetarët. Po të marrësh në konsideratë disa shifra që vijnë ndër vite, Shqipëria vërtet renditet me 2 pikë më pak se vitin që kalojë por është 5 pikë më shumë se në vitin 2013, është 5 pikë më shumë se në vitin 2011 dhe është 7 pikë më shumë se në 2007, pra do të thotë se Shqipëria ka bërë progress në luftën kundër korrupsionit.

 

Reforma në drejtësi një pritshmëri të madhe të opinionit publik edhe për faktin që është bombarduar nga politika është nbgritja e SPAK-ut a kemi në këto moment ndonjë lajm apo parashikim se kur do të ngrihet kjo strukturë?

 

Sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjore struktura e SPAK, ngrihet menjëherë sapo struktura e KLP ngrihet dhe në rastin konkret ne kemi një njoftim dhe një thirrje të bërë nga këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidaturat për Prokurorinë e Posaçme, dhe njëkohësisht të njëjtën gjë ka kryer edhe këshilli I lartë Gjyqësor. Të gjithë këto kandidatura që kanë si afat datën 7 shkurt për dorëzimin e kandidaturave të tyre do të duhet që ti nënshtrohen procesit të vettingut paraprakisht dhe gjithashtu do të duhet që në të njëjtën kohë të ngrihet si Prokuroria e Posaçme për të hetuar çështjet e korrupsionit në krimin e organizuar dhe Gjykata e cila do të gjykojë këto vepra penale dhe Byroja  kombëtare e hetimit. Ne mbajmë në konsiderate kandidaturat e prokurorëve për Prokurorinë e Posaçme që janë në listën prioritare të komisionit të vettingut dhe ky process do të përfundojë shumë shpejt për kandidaturat që nuk janë vetuar ende me qëllim që SPAK të ngrihet të paktën në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Më shumë intervista

Reklamë