Subscribe

Referendumi I 30 shtatorit është një shans I madh për qytetarët e Maqedonisë. kështu është shprehur ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula Von Der Laine, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen e saj maqedonase në Shkup.

 

“Ju pret referendumi. E di që ai lidhet me emrin e shtetit tuaj, identitetin dhe historinë tuaj, por këtë referendum e shoh si shans të madh. Besoj se qytetarët e vendit tuaj do të marrin pjesë në mënyrë aktive. Nga përvoja jonë lidhur me bashkimin e Gjermanisë mund të them se shanset e tilla janë unike dhe duhen shfrytëzuar. Edhe kur flas për shfrytëzimin e këtij Shansi, dua të them se flas për Evropën e bashkuar, dëshirojmë të vazhdojmë ta ndërtojmë Evropën me ju”.

 

Nga ana tjetër, në prag të referendumit të 30 shtatorit për çështjen e emrit me Greqinë, kryeministri I Maqedonisë Zoran Zaev ka udhëtuar drejt Uashingtonit ku do të takohet me zëvendës presidentin amerikan Mike Pence.

 

Temë e diskutimit do të jetë përparimi i Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe marrëveshja e emrit me Greqinë.

 

Vizita e Zaev në Uashington pason vizitat e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis dhe të ndihmës sekretarit, Wes Mitchel në Maqedoni dhe mbështetjes së shprehur për referendumin e ardhshëm.

 

Edhe presidenti Donald Trump me anë të një letre drejtuar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, shprehu mbështetje për referendumin, duke e vlerësuar atë si një mundësi historike për Maqedoninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *