Ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann pritet të vizitojë sot Shqipërinë.

 

Raportohet se në orën 9.30 do të pritet nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe më pas do të jenë në një konferëncë për shtyp. Objekti i bisedimeve ka lidhje me integrimin në BE. Për këtë arsye Luhrmann, kishte planifikuar vizitë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

 

Sipas një deklarate të ministrisë së jashtme gjermane, Luhrmann është shprehur se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet, ndaj duhet të mbahet sa më parë konferenca ndërqeveritare.

 

Në Tiranë, mësohet ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *