Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi këtë te premte spitalin rajonal të Fierit. Ajo tha se ne këtë spital do mund të kryhen për herë të parë ndërhyrjet e kardiologjisë invazive për t’i dhënë zgjidhje infarkteve akute për 400 mijë banorët e qarkut të Fierit. Pajisjet qe do te sillen do te kushtoje rreth një milion euro.

 

Gjatë takimit me stafin mjekësor, ministrja deklaroi se gjate janarit te vitit 2018 do te nise te funksionoj sistemi i patronazhimit, ku mjeke specialiste nga spitalet universitare do te japin asistencën e tyre për qytetaret qe kane nevoje.

 

Manastirliu deklaroi se fuqizimi i spitaleve rajonale do të jetë në fokus të politikave që ministria ka për të rritur cilësinë e shërbimit dhe për ta ofruar atë aty ku janë nevojat, duke shfryrë në këtë mënyrë edhe fluksin e spitaleve universitare në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *