Ka mjaft sporte që nuk marrin vëmendjen e duhur të qeverisë dhe për këtë, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi është koshiente.

 

Në intervistën për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu ajo e pranoi se sportistë që na bëjnë krenarë, janë lënë pa mbështetje. Megjithatë, ministrja Kushi premtoi se në vijim do të reflektohet ndryshim.

 

“Jam dakord me ju që individë të caktuar, sportistë të caktuar, elitarë, që na bëjnë krenarë, kanë nevojë për më shumë mbështetje. Patjetër që angazhohem edhe unë personalisht, por edhe gjithë ministria, për të përmirësuar akoma më shumë kuadrin ligjor që individë të tillë të marrin atë që meritojnë. Sepse ndonjëherë ne jemi të kufizuar të qëndrojmë brenda kornizave ligjore. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë, na bëjnë krenarë. Kanë nevojë për mbështetje, jam e ndërgjegjshme për këtë.”

 

Evis Kushi nuk la pa theksuar se gjatë viteve të qeverisjes socialiste, buxheti për sportin është rritur dhe ka marrë më shumë mbështetje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *