E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi Kosovën ku u prit ne takime te veçanta nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i forcës se sigurisë se Kosovës Rustem Berisha. Xhaçka siguroi autoritetet me te larta te Kosovës, se qeveria shqiptare është avokatja me e forte dhe me e mire për anëtarësimin e ne strukturat euro-atlantike.

 

Ministrja e mbrojtjes tha se transformimi i FSK është një proces qe duhet te kryhet bazuar ne kushtetutën e vendit. Kosova është gati tashme te ece përpara ne rrugën e pakthyeshme te integrimit euro-atlantik.”-shtoi ministrja e mbrojtjes gjate deklaratës për shtyp me homologun kosovar.

 

Ndërsa ministri Rustem Berisha, vlerësoi kontributin e qeverise shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë