Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, më 10 janar bëri një vizitë të papritur në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv. Atje, ajo premtoi se Gjermania do t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës.

 

Vizita e Baerbock në Hharkiv vjen pasi Ukraina raportoi për luftime të ashpra në rajonin lindor të Donjeckut.

 

Më 5 janar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftuan se shtetet e tyre do të dërgojnë makina të blinduara, për ta ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmet ruse.

 

Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë rreth 40 makina të blinduara të llojit Marders.

 

Për një kohë të gjatë, Ukraina ka kërkuar që të pajisjet me armatime të rënda, përfshirë tanke, që do t’i lejonin që të kryente ofensiva. Shtetet perëndimore kanë hezituar që t’i ofrojnë armë të tilla, duke thënë se kanë frikë se një gjë e tillë do të provokonte Rusinë.

 

Por, ukrainasit kanë ndërtuar momentum dhe qeveritë perëndimore kanë zgjeruar gamën e armëve që po ofrojnë për Ukrainën.

 

Njoftimet nga SHBA-ja dhe Gjermania vijnë një ditë pasi Franca premtoi se do t’i dërgonte Ukrainës tanke të lehta të llojit AMX-10 RC. Këto janë makina që mund të bartin topa më të rëndë.

 

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt 2022./rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *