Ministrja e Jashtme e Finlandës në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Pas vizitës në vendin tonë, ministrja e Finlandës për punët e jashtme Elina Valtonen, mbërriti këtë të enjtë në Prishtinë.
Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe mbrotja e vlervave europiane ishin në fokus të diskutimeve të ministres finlandeze me krerët e shtetit të Kosovës.
Voltanen u takua gjithashtu me homologen Donika Gërvadha me të cilën, ndër të tjera diskutuan për situatën e sigurisë në botë por edhe në vend.
“Kemi diskutuar edhe për zhvillimet në veri të vendit e veçanërisht për situatën e urës kryesore në Mitrovicë. Kjo urë e cila ka simbolizuar ndarje dhe përçarje për shumë vite duhet të hapet, vetëm kështu ajo është shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj”, tha Gërvalla.
“Finlanda është përkrahës në kuadër të KFOR-it edhe për veprimet në kuadër të EULEX-it në stabilitetin për Ballkanin Perëndimor. Finlanda siç është pajtuar në marrëveshjen e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve dhe jemi të gatshëm të bëjmë çfarëdo që është e mundur që të ju mbështesim në këtë rrugë”, tha Valtonen.
Pas konferencës, Gërvalla me homologen nga Finlanda kanë vizituar memorialin “Heroinat” në Prishtinë./vizoinplus.tv




