Subscribe

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se kemi pasur një përshpejtim të rritje ekonomike në vitin 2021, ndërsa theksoi se kemi pasur një rënie të papunësisë në vend.

 

‘Rritja ekonomike ka qenë e ndjeshme në krahasim me të gjitha vendet e rajoni. Në 2021 rritja ishte 4.76% në krahasim me vitin 2019 i cili ishte një vit me një ecuri normale në vendin tonë. Ka pasur një përshpejtim të rritjes ekonomike, krahasuar me dy vitet më parë. Shifrat e punësimi në vitin 2021 papunësia ka filluar të pësojë rënie. Shkalla e punësimit ka vijuar që të shënojë rritje në 53.5% për popullsinë mbi 15 vjeç. Paga mestarë është rritur me 8% në krahasim me vitin e kaluar. Kemi pasur një rritje të të ardhurave me 26% krahasuar me vitin 2021. Rritje kanë pësuar edhe të ardhurat doganore.’- tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha se në dy muajt e parë të 2022 ka patur rritje të të ardhurave me 18.1 miliardë lekë, ndërsa në 6 muajt e parë të 2022 do të përmbyllet i gjithë procesi i fiskalizimit.

 

“Në dy muajt e parë janar-shkurt, kemi pasur rritje të të ardhurave me 26 % krahasuar me 2021, ose e 18.1 mld lekë më shumë. Edhe reforma e fiskalizimit ka vijuar ecurinë pozitive ku biznesi i madh është pajisur me certifikatë fiskalizimi, ndërsa 81 % e biznesit të vogël ka bërë fiskalizimin. Në fund të 6 muajve të parë të 2022 do të përfundojmë fiskalizimin për të gjithë subjektet”, tha Ibrahimaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *