E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministrja Anila Denaj infektohet me koronavirus

Grupit të ministrave të infektuar me COVID-19 i është bashkuar edhe Anila Denaj. Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë konfirmoi vetë lajmin në “Facebook”.

 

“Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”

 

Reklamë

Më herët, dolën pozitivë me koronavirus edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ai i Turizmit, Blendi Klosi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë