E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Ministrit serb Vulin nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Beogradi zyrtar pretendon se Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga kabineti i ministrit të Mbrojtjes, Vulinit dhe një delegacioni të shërbimit shëndetësor ushtarak nuk u është lejuar të vizitojnë Qendrën Spitalore në Mitrovicë.

Autoritetet serbe njoftojnë se në përgjigjen që iu është dërguar nga Kosova thuhet se “nuk mund të japin përgjigje pozitive në kërkesë”.

Sipas ministrit serb Vulin vizita e planifikuar kishte karakter humanitar dhe përfaqësuesit nga Ministria dhe Spitali Ushtarak me drejtuesit e spitalit në Mitrovicë kanë pasur qëllim që të diskutojnë për bashkëpunim.

Reklamë

 

“Ramush Haradinaj ka dëshmuar edhe një herë se po gënjen”, thuhet në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes te Serbisë.

 

Një javë më parë kryeministrja serbe ana Brnabiç deklaroi se ka marrë garanci nga kreu i qeverisë së Kosovës Ramush haradinaj se nuk do të ketë ndalime të tilla për zyrtarë serbë.

Më shumë video

Reklamë