Subscribe

Te gjithë ne rresht per te kryer check up-in. Kjo është politika e Ministrisë se Shendetesise per te favorizuar dhe pasuruar kompaninë koncesionare, e cila kryen kontrollin baze mjekësor. Vizion Plus ka siguruar nje nga letrat qe qarkullon ne institucionet e administratës publike, ku te gjithë punonjësit mbi 35 vjeç te detyrohen te kryejnë check up. Ne rastin konkret, drejtori i fondit te sigurimeve te kujdesit shëndetësor te rajonit te Korçës Petrika Tollkuci, përmes kesaj letre drejtuar te gjitha institucioneve publike, kërkon kryerjen e check up nga te gjithë punonjësit.

 

Skandali thellohet edhe me tej kur pjese e këtij urdheri nuk jane vetem punonjësit e administratës, por dhe familjaret e tyre, qofshin ata edhe te pasiguruar.

 

Ne dukje si nje leter lutje per bashkëpunim, fjalia përmbyllëse e shkresës tregon qarte se behet fjale per nje kontroll te detyrueshme, ku edhe vete drejtori qe ka firmosur dokumentin duhet te përmbushe objektivin e kërkuar nga Ministria e Shëndetësie.

 

Ministria e shendetesise vijon te heshte ndaj këtij skandali madje edhe ndaj akuzave te mjekeve te cilit japin gjakun e tyre ne emër te pacienteve qe refuzojnë check up-in.

 

Ndërsa Kontrolli i Larte i Shtetit pas auditit te kryer kërkoi rishikimin e kontratës 10 vjeçare te check up-it , pasi sipas ketij institucioni buxheti i shtetit i paguan kompanisë 3P life miliona euro ne vit, jo vetëm vizitat e pakryera, per qerate e ambienteve, faturat e energjisë elektrike, por edhe TVSH 205 te shërbimeve mjekësore edhe per ato qe nuk jane kryer kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *