Ministria publikon shifrat, sa qytetarë humbën jetën sot nga COVID

Tre qytetarë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, ndërsa janë zbuluar 91 raste të reja me koronavirus, nga 2818 testime të kryera.
Nuk e fituan dot betejën me COVID 2 qytetarë nga Korça dhe 1 nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.”
Ndërkohë, janë shëruar 894 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12431
Fier 505
Shkodër 356
Gjirokastër 242
Korçë 236
Durrës 231
Vlorë 220
Elbasan 133
Dibër 98
Berat 98
Kukës 96
Lezhë 96




