Vijojnë të jenë të larta shifrat e pandemisë brenda 24 orëve në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këtë të martë janë kryer 5.544 testime, që kanë konfirmuar pozitivë 740 qytetarë.

 

Në anën tjetër, katër pacientë nuk e fituan dot betejën me sëmundjen. Referuar njoftimit, viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 54-87 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Kavaja dhe një qytetare 69 vjeç nga Fieri.

 

“Janë 12,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 715 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137,587 që nga fillimi i epidemisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *