Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  beri te ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë me Covid 19 ne Shqiperi.

 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.

 

Po ashtu behet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.

 

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

 

10 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me covid19 gjate 24 oreve te fundit mes dhe tyre edhe nje mjek neuro-psikiater.

 

Mjeku 72 vjecar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.

 

COVID-19 – Statistika (27 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 499

Të shëruar në 24 orë 384

Të shtruar në spitale 316

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 2165

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *