E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ministria e Shëndetësisë: 20 viktima dhe 764 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të hënë për më pak raste të reja, por edhe më pak të testuar.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2.714 testime që kanë konfirmuar 764 të infektuar. Betejën me COVID-19 e humbën 20 pacientë të moshave 48-85 vjeç.

 

Reklamë

Kurse numri i të shëruarve në orët e fundit është 640. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë