Kronikë
Ministria e Shëndetësisë: 1.130 të infektuar dhe 13 humbje jete

Rastet e reja me koronavirus po rriten çdo ditë e më shumë. Këtë të shtunë, Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë kryer 4.539 testime, të cilat kanë zbuluar 1.130 të infektuar, numri më i lartë deri tani.
Reklamë
Rekordin e rasteve të reja mes qytetesh e mban Tirana, me 535 të tilla, e ndjekur nga Elbasan, Kurbini e Durrësi.
Nga ana tjetër, 13 pacientë të tjerë nuk e mposhtën dot koronavirusin. Ata ishin të moshave 28-80 vjeç. Kurse numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 656. Në spitalet COVID po marrin trajtim 431 qytetarë, 25 prej të cilëve në terapi intensive dhe 12 të intubuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




