Ministria e Mbrojtjes konfirmoi incidentin e rende te ndodhur mbremjen e kesaj te shtune ne Uzinen ushtarake ne Gramsh ku disa shtetas rus sulmuan godinen duke plagosur ushtaret tane.

Ministria sqaron se sulmuesit, te tre te arrestuar, jane me pasaporta ruse dhe ukrainase.

Ushtaraket tane, behet e ditur nga Ministria se jane ne gjendje te stabilizuar tek Spitali i Traumes.

Komunikata e Ministrise se Mbrojtjes.

“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *