E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministria e Mbrojtjes numër për qytetarët për të gjitha situatat e emergjencave civile

Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile vë në dispozicion numrin jeshil 116 – 116 si numër kontakti për të gjitha situatat e emergjencave civile, në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh.

 

Ministria njofton se në këtë numër çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, i prekur nga fatkeqësitë natyrore mund të kërkojë ndihmë, të informojë për dëmet e shkaktuat dhe nevojën për ekspertizë teknike apo të raportojë për problematika në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore.

 

Reklamë

Numri jeshil 116 – 116 është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të javës në të gjithë Shqipërinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë