E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ministria e Mbrojtjes jep detaje për aksidentin

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm te ushtrisë, gjeneral Jeronim Bazo ka shpjeguar dinamiken e aksidentit te rende. Ne nje komunikim te shkurtër me mediat, Bazo sqaroi se, në bordin e mjetit fluturues ndodhej ekuipazhi prej 3 vetësh dy prej te cilëve humben jetën, ndërsa i treti u plagos. Sipas shefit të shtabit, itinerari i fluturimit të helikopteri ishte brenda trajektores së miratuar gjatë një stërvitjeje rutinë, ndërsa shkaqet e rrëzimit mbeten ende mister. Sa u takon dy pilotëve që humbën jetën shefi i shtabit theksoi se ishin trajnuar brenda dhe jashtë vendit. Helikopterët “EC 145” janë marrë nga Forcat e Armatosura në nëntor të vitit të shkuar për të shërbyer ne operacionet e kërkim shpëtimi në raste kur ka fatkeqësi natyrore ose situata te tjera emergjencash.

Më shumë video

Reklamë