Vatrat e zjarrit që kanë përfshirë vendin, kanë prekur edhe zonat e mbrojtura dhe pyjet e parqeve kombëtare.

 

Përmes një njoftimi për mediat Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e vatrave të zjarrit që janë raportuar në të gjithë Shqipërinë.

 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë evidentuar 245 vatra zjarri në total.  Ndërkohë që qarku që ka pasur më shumë vatra zjarri raportohet të jetë Elbasani, ku janë evidentuar 49 zjarrvënie dhe nga ku janë djegur 15 hektar sipërfaqe pylli.

 

Ndërkohë që në total sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes janë djegur 240 hektarë sipërfaqe, ndërkohë që janë proceduar vetëm 57 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *