Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të pesë zyrtarëve, nën akuzën për keqpërdorim të detyrës.

 

Ministri Pal Lekaj ka shprehur vendosmëri për transparencë të plotë në çdo proces, veçanërisht pajisjen me patentë shofer.

 

Ministri Lekaj, në çdo paraqitje publike, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante që të mbikëqyrin segmentin e patentë shoferëve, si njërin nga dikasteret më të rëndësishëm për sigurinë në trafikun rrugor.

 

Gjithashtu ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë rastin në fjalë deri në fund, pasi askush nuk është mbi ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *