Ministria e Drejtësisë mendon një zgjidhje ndryshe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që ka propozuar që në të gjithë vendin të ketë një Gjykatë Apeli.

 

Zëvendës ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta deklaroi gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se zgjidhje më e mirë është që në vend të ketë tri Gjykata Apeli.

 

“Vlerësimi për ndryshimin e hartës gjyqësore bëhet në bashkëpunim të KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Djretësisë ka qenë gjithmonë bashkëpunuese me KLGJ, kemi patur variantin tonë sesi duhet harta gjyqësore. Ne kemi propozuar që duke marrë parasysh volumin e çështjeve dhe demografinë, lëvizja më e mirë do të ishte që të ketë tri Gjykata Apeli dhe jo një. Nuk duhet të trembemi nga diçka e përkohshme siç është procesi i vetingut. Zgjidhja jonë duhet të jetë afatgjatë. Afati është në vullnetin e mirë të institucioneve që të ulen dhe të flasin. Kemi një vit që flasim.”

 

I pyetur nga gazetari Aleksandër Furxhi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, Karameta tha se kjo mund të arrihet nëse ulet kuorumi i Gjykatës së Lartë, për të emëruar anëtarët e saj në Kushtetuese.

 

Ai dha edhe një përgjigje për të gjithë kritikët e reformës në drejtësi, duke theksuar se kjo reform do t’i sjellë vendit atë që i ka munguar në 30 vite tranzicion.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *