E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri Xhafaj në Paris për luftën kundër terrorizmit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mori pjesë në “Konferencën mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste ISIS dhe Al-Kaeda”, e cila zhvillohet në Paris në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

 

Në fjalën e mbajtur para përfaqësuesve të 84 vendeve pjesëmarrëse, Xhafaj ilustroi përpjekjet dhe kontributin konkret të Shqipërisë në përballjet me fenomene si terrorizmi dhe radikalizmi.

 

Reklamë

Xhafaj u shpreh i bindur se nuk mund të ketë një Europë të fortë përballë terrorizmit dhe krimit të organizuar pa një Ballkan të përfshirë brenda proceseve integruese të BE-së.

 

“Lufta kundër terrorizmit mbetet një nga prioritetet kyçe të Qeverisë shqiptare. Shqipëria është më se e hapur në këtë drejtim, e gatshme të marrë asistencën e duhur logjistike dhe profesionale që, për shkak të përmasave të saj, i mungon. Por kurrsesi nuk i mungon vullneti për të qëndruar në krah aleatëve të saj dhe synimit për marrëdhënie më të sigurta mes kombesh”, tha ministri i Brendshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë