Subscribe

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ishte ne krah te kolegut te tij Bledi Çuçi per te bere bilancin e punës për vitin e kaluar dhe pritshmëritë e vitit 2023 .

 

Ai premtoi amnisti për të burgosurit.

 

Manja shtoi se qeveria do vijojë të mbështesë kategori të qytetarëve që nuk mund të asistojnë shërbime juridike në këmbim të parave. Sipas tij do hapen sportele të reja edhe në godinat e gjykatave të shkallës së parë që do mbyllen pas hartës së re gjyqësore, në mënyrë që qytetaret të ndihmohen falas.

 

 

“Shteti nëpërmjet ndihmës juridike falas ka menduar të mbështesë një kategori qytetarësh në nevojë. Është ndihma parësore dhe dytësore. Ne do hapim këto sportele edhe në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore, të asistohen nga zyrat tona falas.”- tha Manja.

 

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e konsideroi një sukses miratimin e hartës së re gjyqësore gjatë vitit 2022, por tha se tani detyra kryesore eshte zbatimi i saj.

 

 

“Miratimi i hartës së re gjyqësorë ka qenë një meritë e jonë. Për 2023 referuar VKM,  objektiv mbetet zbatimi i saj. 2. Shtyrja e mandateve të organit të vettingut, do jetë që do mbyllet në 2024 dhe paralelisht, sfida mbetet plotësimi i vakancave për shkak të largimit të prokuroreve dhe gjykatësve. Për 2022, ky nr u rrit në 90 nga 60 kandidatë që pranoheshin nga magjistratura. 3. Lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Një masë të tjetër është edhe miratimi i ndryshimeve ligjore sa i përket ligjit të pronave.”- tha Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *