E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ministri ukrainas: Civilët e patrajnuar nuk do të dërgohen në vijën e parë të luftës

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës deklaroi se ata civilë të të patrajnuar që kanë dalë vullnetarë për të luftuar kundër Rusisë, nuk do të dërgohen në vijën e parë të luftës.

 

Reklamë

Alexei Reznikov në një videomesazh u shpreh se rekrutët duhet të informojnë ushtrinë për vendndodhjen e tyre dhe të mbajnë kontakte me qendrën lokale të rekrutimit.

 

Deri tani, ushtrisë ukrainase i janë bashkuar mbi 100 mijë civilë. Ministri Reznikov shtoi se më shumë se 200,000 qytetarë ukrainas janë kthyer nga Evropa për të ofruar ndihmë në luftë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë