Autoritetet në Kosovë kanë theksuar se këtë të shtunë janë kthyer në Kosovë 110 qytetarë në Kosovë, të cilët kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri.

 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se kthimi ishte operacion i qeverisë së Kosovës me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër drejtori i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në mesin e të kthyerve janë “katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”.

 

Edhë më tej në zonat e konfliktit, sipas të dhënave që ka siguruar policia e Kosovës, janë 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.

 

Ministri i Drejtësisë, tha se ata që kanë kryer vepra penale do të përgjigjen para drejtësisë, ndërsa të tjerëve do t’u ofrohen mundësi për rehabilitim dhe ri integrim. Tashmë katër luftëtarëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh me kërkesë të prokurorisë së posaçme.

 

Operacioni i kthimit u krye të premten rreth mesnatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *