E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ministri spanjoll shpjegon dorëheqjen

Ilustrim · Vizion Plus

Skandali i mashtrimit financiar të “Panama papers” ka tronditi dhe qeverinë spanjolle. Ministri i industrisë Hose Maunues Soria, i cili dha dorëheqjen të shtunën, deklaroi se ka marrë një vendim të tillë për t’i hapur rrugë drejtësisë ta hetojnë atë. Duke folur më mediat vendase, Soria shpjegon se i gjithë aktiviteti i tij dhe të vëllait në Panama është ligjor, por pranoi se përmendja e emrit në media ka dëmtuar seriozisht qeverinë dhe partinë. Nga ana tjetër Soria shtoi se kreu i partive popullore spanjolle, njëherësh kryeministër i vendit Mariano Rahoi e ka mbështetur atë fuqimisht. Ndërsa sa i takon anëtarëve të tjerë të kabinetit, ish-ministri tha se nuk e kanë marrë as në telefon. Hose Manuel Soria u përmend në dokumentet e “Panama papers”, të cilat rrodhën nga studioja ligjore “Monsak Fonseka”. Ai bashkë me të vëllain e tij, besohet se zotërojnë një kompani në vendet e quajtura si “parajsa fiskale”.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh