Pas kundërpërgjigjes së kryeministrit Edi Rama për ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, nuk mungoi reagimi i këtij të fundit. Me një retorikë të ashpër, ai e quajti Ramën të paturp që udhëheq idenë e Shqipërisë së Madhe e mbron krimet e UÇK-së.

 

“Kryeministri i vendit ku ndodhet Shtëpia e Verdhë, aty ku hiqeshin dhe shiteshin organet e serbëve, do të duhej të ishte shumë më i kujdesshëm dhe të zgjidhte fjalët kur flet për krime. Mendova se Edi Rama hapi gojën sot për të dënuar vrasjen në tentativë të fëmijëve serbë në shkollën në Donja Bernjica. Në vend të kësaj, ai vlerëson dhe mbron vrasësit dhe terroristët nga të ashtuquajturit UÇK. Kryeministri i një vendi që mbështet vrasësit nga të ashtuquajturat UÇK do të duhet të gjunjëzohet dhe t’u kërkojë falje fëmijëve të vrarë serbë para se të kërkojë nga dikush që të kërkojë falje për ndonjë gjë.”

 

Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverive Kosovë-Shqipëri të premten, Vulin u bëri thirrje të gjithë serbëve në Ballkan të “bashkohen institucionalisht” kundër “Shqipërisë së Madhe”.

 

Kurse Edi Rama këtë të dielë kërkoi nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të reagojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *