Subscribe

Në përfundim të seancës për Kosovën të zhvilluar në këshillin e sigurimit të Kombet e Bashkuara, nuk munguan përpjasjet.

Ministri I jashtëm serb Ivica Dacic sulmoi ashpër  ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

 

Gjithca nisi më herët  kur Citaku në fjalën e saj në këshillin  e sigurimit ndër të tjera theksoi se:

 

 “Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”.

 

Pikërisht për këte deklaratë reagoi ashpër kryediplomati serb dacic jashtë séances.

 

Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte kur ministry I jashtem e ndërpreu bisedën me ofendime në gjuhën serbe.

 

IVICA DAÇIÇ

MINISTER I JASHTEM I SERBISE

 

 “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”.

 

Ambasadorja citaku sqaroi për zërin e amerikës se Ivica Dacic filloi të flasë me zë të lartë, duke u munduar ta denigrojë ambasadoren personalisht si dhe nderkombetarët .

 

Sipas diplomates kosovare sjellja e ministrit serb në selinë e Kombeve te Bashkuara ishte sikur ai te ndodhej ne nje kafene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *