E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Balluku: Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, rezultat i progresit ekonomik

Pas tre vitesh, Shqipëria dela nga lista gri e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Vendimi u mor këtë të premte në një seancë të zhvilluar nga Task Forca, në Këshillin e Europës, që njihet me emrin FATF.

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku njoftoi se vendimi është marrë në uniaimitet të plotë nga të gjitha vëndet pjesmarrëse, pas përmbushjes së rekomandimeve.

 

“Ky është një shpërblim për punët e bëra. Ka qenë një punë intensive që është bërë gjatë këtyre viteve. Ky vendim pasqyron angazhimin e qeverisë për të vijuar me reformat e ndërmara. Në këtë mbledhje ne patëm mbështetjen e plotë të SHBA, Italisë, Gjermanise. Ishin të gjithë në unanimitet”, -u shpreh Balluku.

 

Dalja nga lista gri e pastrimit të parave ka disa efekte pozitive, sidomos në lehtësimin e kostove bankare.

 

Ky vendim, rrit reputacionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, krijon kushte të favorshme për investime të huaja të mëtejshme. FATF ka vlerësuar reformat që janë bërë në Agjencinë e Inteligjencës Financiare, dikur Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimin e Parave. Gjithashtu, janë vlerësuar të gjitha hapat që janë hedhur për ndryshimin thelbësor të disa ligjeve si dhe dixhitalizmin e shumë shërbimeve që kanë rritur transparencën.

 

Shqipëria hyri në listën gri në shkurt të vitit 2020 duke rritur më tej monitorimin nga strukturat europiane ndaj instucioneve shqiptare. Kjo listë është dinamike në varësi të reformave që zbatojnë qeveritë ndaj pastrimit të parave dhe rasteve të dyshimta.

Më shumë video