E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministri Manja takohet me Drejtoreshën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është takuar këtë të mërkurë me znj. Sirpa Rautio, Drejtoresha e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale (Facebook), ministri shkruan se do të bashkëpunojnë ngushtësisht me FRA-në në hartimin e metodologjisë për mbledhjen e të dhënave mbi të drejtat e njeriut

Reklamë

Postimi i plotë:

Tiranë, Takim me znj. Sirpa Rautio, Drejtoresha e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA). Raporti i FRA-së ka qenë një ndihmë e çmuar për Ministrinë e Drejtësisë në mbështetjen e të drejtave të viktimave, duke luajtur një rol kyç në hartimin e strategjisë sonë për viktimat e krimit. Jemi të përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me FRA-në në hartimin e metodologjisë për mbledhjen e të dhënave mbi të drejtat e njeriut , një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit të së drejtës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë