Kronikë
Ministri Manja pezullon dy punonjësit e burgut të Reçit

Me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, u pezulluan nga detyra dy punonjës të burgut të Reçit në Shkodër.
Bëhet fjalë për Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.
Reklamë
Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.
Vendimi i pezullimit vjen pas publikimit të skandalit, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




