E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Ministri malazez kundër akademisë

Mali i Zi duhet të ndryshojë menjëherë fjalorin enciklopedik në të cilin shqiptarët përkufizohen si persona agresivë. I pyetur nga gazetarët, ministri i Drejtësisë të Malit të Zi, Zoran Pazhin tha se nuk ështe dakord me atë përcaktim të akademisë malazeze pasi realiteti është krejt i kundërt.
“Ai fjalor duhet të tërhiqet, por i përket Akademisë ta bëjë këtë gjë. Akademia e Shkencave malazeze ka gabuar me përcaktimin e shqiptarëve si agresivë. Shqiptarët e Malit të Zi kanë kontribut në zhvillimin e vendit dhe së bashku me malazezët jetojnë në harmoni”.
Ministri malazez i drejtësisë ndodhet në Tiranë i ftuar në një konferencë për torturën në sistemin e burgjeve.

Më shumë video

Reklamë