Subscribe

 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm  në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu ishin në qytetin e Elbasanit për të parë nga afër ambjentet e reja ku do të  qendrojnë të miturit e përfshirë në vepra penale.

 

I pyetur nga media për rezultatet e OFL në Elbasan , meqënëse ka munguar komunikimi për median mbi transparencën e këtij operacioni, ndërsa emrat e lakuar kanë qënë figura të njohura të krimit, Lleshaj nuk dha detaje veçse sqaroi se do të ketë intensifikim të operacionit jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë.

 

Sipas Lleshaj, brenda vitit synohet të ketë përfunduar adresimi i personave subjekt i këtij ligji, ndërsa sqaroi dy momente kur sekuestrohet pasuria .

“Sekuestrimi sipas këtij ligji të sapo miratuar duhet të bëhet në dy rrugë, ose në kushtet e emergjencës që bëhet me urdhër të Drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në dijeninë time nuk ka në Elbasan ndonjë rast në kushte të emergjencës, ndërkohë që sekuestrimi normal sipas ligjit bëhet në bazë të vendimit të gjykatës së posaçme. Do kohën e vet gjykata për të marrë vendimin.”

 

Edhe një herë ministri Lleshaj sqaroi se Adminsitrimi i pasurive të grupeve kriminale, pasi të konfiksohet, do të kalojë në interes publik.

 

Ndërsa premtoi trajtim ndryshe për të miturit që përfshihen në vepra penale, sikurse ndodh në vendet e zhvilluara, Ministri i brendshëm inspektoi edhe sallën operative, ku investimi më i fundit ëhstë mbullimi i qytetit me kamera sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *