Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç, është shprehur se nëse Kosova nuk do të heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, atëherë dëmi do të jetë shumë i madh.

 

“Është e qartë se autoritetet e Kosovës janë nën një presion të madh nga ekonomia e vendit dhe bashkësia ndërkombëtare, por është e vështirë të parashikohet se kur do të shfuqizohet taksa”.

 

Sipas tij deri më tani është shënuar një dëm në ekonomi me vlerë 66.2 milionë euro, por ka paralajmëruar se dëmi do të jetë edhe më i madh nëse taksa mbetet afatgjate.

 

Në deklaratën e tij ministri Ljajiç ka theksuar se ndryshimet dramatike janë regjistruar në dhjetor kur është krahasuar i njëjti muaj me vitin 2017 kur mallrat nga Serbia përbënin 15.7 për qind të importeve në Kosovë ndërsa një muaj më parë vetëm 1.7 për qind.

 

Sipas tij, është e rëndësishme që tatimi të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi më vonë heqja nuk do të ketë efekt ekonomik dhe të tjerët do të zënë tregun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *