Ministri i Mjedisit Lefter Koka priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë Per Strand Sjaastad.

 

Ministri Koka e njohu Ambasadorin Sjaastad me reformat, nismat , dhe arritjet në fushën e mjedisit duke vënë theksin në prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete  të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë e Mjedisit, duke u ndalur në reformën administrative të përmbyllur me sukses, 2 moratoriumet atë të pyjeve dhe atë të gjuetisë dhe vënë theksin në objektivin kryesor për 2017 atë të menaxhimit të mbetjeve.

 

Ministri Koka theksoi se menaxhimi i mbetjeve ngelet ende një sektor mjedisor, si sfidë kryesore për qeverinë shqiptare edhe pse në këtë drejtim ka pasur një kontribut të madh financiar si nga ana e qeverisë shqiptare ashtu dhe nga ana e donatorëve të huaj.

 

Gjatë takimit palët diskutuan rreth çështjeve mjedisore më të prekshme në Shqipëri, siç janë  forcimi dhe zbatueshmëria e kuadrit ligjor, ku ministri Koka theksoi se dikasteri qe ai drejton, ka ne fokus kyç, rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik dhe angazhimin konkret të qytetarëve shqiptarë për mbrojtjen e mjedisit si domosdoshmëri, për  rrugën që Shqipëria po kalon në plotësimin e angazhimeve të direktivave të Bashkimit Europian në mjedis, në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, ku mjedisi është një kapitull i rëndësishëm për përmbushjen e detyrimeve.

 

Nga ana e tij, Ambasadori Sjaastad u shpreh se mbështetja e Norvegjisë  në fushën e mjedisit synon të thellohet për të konkretizuar mbështetjen , sidomos në drejtimin e forcimit të kapaciteteve të ministrisë së Mjedisit dhe institucioneve të saj të varësisë.

 

Ambasadori Sjaastad shprehu interes konkret për çështjen e diskutuar mes palëve, për ofrimin e asistencës dhe trajnimit nga institucionet homologe norvegjeze për forcimin e kapaciteteve njerëzore të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

 

Ambasadori Sjaastad siguroi se mbështetja dhe asistenca dhe ekspertiza e vendit të tij për Shqipërinë, se  do të intensifikohet edhe më tej me konkretizim në afatshkurtër, duke e konsideruar mjedisin si një fushë prioritare që Norvegjia mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve në zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *