E diel, 20 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministri Klosi thirrje studentëve për arsim profesional

Ditën e martë në Universitetin e Sportit u diplomuan 16 studentë, master  professional  për menaxhim sporti dhe turizmi.

 

Ministri Klosi shprehu shqetsimin që në një treg të madh si turizmi duhen profesionistë që të ofrojnë shërbimet. Klosi shtoi se shume sekotore te turizmit kane mundesine qe te zhvillohen ne Shqiperi, por mungojne profesionistet.

 

Reklamë

 “Në federatën shqiptare të rafting ne kemi problem shumë të madh. Ka hapësira të dyfishohet, trefishohet, katërfishohet si biznes, por nuk kemi guida. Të njëjtën gjë me alpinizmin, të njëjtën gjë me ecjet në natyrë, me guidat profesionale të cilat ne nuk kemi element të kualifikuar dhe zgjedhja që kanë bërë këto djem e vajza të shkëlqyera është një zgjedhje e drejtë për më shumë punësim”, tha Klosi.

 

Ai i nxiti të rinjtë dhe të rejat që përvcse argetohen në sport dhe turizëm kjo është një punë e mirë paguar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë