
Ministri Jashtëm gjerman mesazh opozitës: Dhuna e papranueshme
Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka dënuar dhunën e opozitës ndaj institucioneve.
Në një postim në Twitter, pas takimit të mbajtur me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, Roth deklaroi se është shumë I shqetësuar në lidhje me dhunën e përdorur nga opozita në protestën e fundit.
Roth shprehet se dhuna është e papranueshme.
“Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rendësishëm). Jam shum i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit të opozitës. Një mesazh shum i qartë për opozitën : Dhuna nuk është aspak e pranueshme. Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështësim perspektivën europiane të Shqipërisë. Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna.”
Meeting with @CakajGent at a crucial time: Very concerned by violence during last opposition protests. Clear message to the opposition: violence absolutely unacceptable! Meanwhile we continue to wholeheartedly support #EU perspective of #Albania. Need to keep our promises! 🇦🇱🇪🇺🇩🇪 pic.twitter.com/2ZB2B1JDA1
— Michael Roth 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) May 14, 2019




