Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igi Hasani ka zhvilluar një takim me homologët e tij të Spanjës, Francës, Kazakistanit, gjatë takimit të 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së.

 

Në një postim në rrjetin social, Hasani shkruan se në fokus të diskutimit të tyre ishte forcimi i partneritetit për adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

 

Gjatë takimit të 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, pata disa takime dypalëshe me kolegët dhe homologët e mi José Manuel Albares 🇪🇸, Dominique Hasler 🇱🇮, Laurence Boone 🇫🇷, dhe Murat Nurtleu 🇰🇿.

 

Shkëmbyem mendime për të përmirësuar më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik, duke u fokusuar në nisma konkrete të cilat do të kenë ndikim pozitiv për njerëzit dhe vendet tona.

 

Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar akoma edhe më tej partneritetet tona në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke punuar krah për krah për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *