Subscribe

“Aksidentet, fajtorë janë shoferëAksidentet e ndodhura gjatë ditëve të fundit, nuk janë për shkak të cilësisë së dobët dhe mungesës së sinjalistikës.

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi për shkaqet e disa prej tragjedive rrugore që kanë ndodhur ditët e fundit, madje është shprehur se rrugët më të mira dhe me më shumë standarde i nxisin shoferet të ecin më shpejt. Topin këtë herë, ministri Haxhinasto ia ka hedhur policisë së qarkullimit rrugor, duke thënë se duhet të ketë më shumë kontrolle dhe patrullime.

Mendoj se përmirësimi i standardit të rrugëve mund ti motivojë njerëzit të ecin me shpejt, dhe të injorojnë ato detyrime që kanë ndaj rregullave të qarkullimit, dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Çështja e sigurisë rrugore është padyshim, çështje e standardit të rrugës, të investimeve që bëhen në të, por jo vetëm. Është gjithashtu një çështje e “policimit” të rrugëve dhe besoj se ka nevojë për forcimin e “policimit” të rrugëve. Është gjithashtu çështje e cilësisë dhe e kontrollit të procesit të dhënies së lejeve të drejtimit, pra është një çështje e edukimit.

Haxhinasto tha se 70% e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të faktorit njerëzor. Për këtë ai do të kërkojë që të rishikohet plani i sigurisë rrugore dhe të forcohen rregullat për edukimin e shoferëve.

Sot 70 përqind e aksidenteve, ndodhin si pasojë e faktorit njerëzor. Ne kemi filluar një plan kombëtar të sigurisë rrugore që e rishikojmë herë pas here, dhe e përmirësojmë në bazë të kërkesave të momentit. Besoj se është momenti të forcohet elementi i edukimit, trajnimit si të përdoruesve të rrugës, si të drejtuesve të mjeteve ashtu edhe këmbësorëve, por veçanërisht forcimi  i elementi i të “policimit” të rrugëve të vendit.

Këtë deklaratë Ministri i Transporteve e ka bërë gjatë inspektimit të 5 urave që po ndërtohen në aksin Kukës – Morinë. Haxhinasto tha se po pritet alkimi i fondeve edhe për pjesën tjetër të rrugës në mënyrë që ky segment të mbyllet brenda vitit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *