E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ministri i punës kritikon Cameron

Ndonëse kryeministri britanik Devid Cameron ka arritur një marrëveshje me Brukselin, që i jep shtetit të tij një status special brenda unionit dhe nuk lejon daljen nga bashkësia, kreu i qeverisë po përballet me kundërshtime brenda kabinetit te tij qeveritar. Në një intervistë për BBC, ministri i Punës dhe Pensioneve në Britani ka thënë se qëndrimi në BE shton rrezikun e një kërcënimi terrorist të ngjashëm me atë të Parisit.

“Politika e dyerve të hapura nuk na mundësojnë të kontrollojmë kufijtë dhe personat që hyjnë në Britani,. E kemi parë se çfarë ndodhi në Paris me sulmet terroriste. Mendoj se kjo politike kufitare duhet ripare, pasi kemi te bëjmë me një çështje shume kritike.”

Britania e Madhe do te votojë në një referendum që do të mbahet më 23 qershor, nëse vendi do te qëndroje ose jo ne Bashkimin Europian.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë