Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2025
Vizion fokus

Sulm me thikë në Gjermani, tetë persona të plagosur

DOSJA URA/ “Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje...

“Më kanë bërë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare dënohet...

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

Shitet në ankand shpata e Napoleon Bonapartit, ja çmimi

Incident ajror, rrëzohet helikopteri rus, humbin jetën anëtarët e...

Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga paga dhe...

Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelpia

“DOSJA URA”/ Si grupi shqiptar trafikoi kokainë të pastër...

Truri i trafikut të drogës, “Visi i Pojës!/ Si...

Ministri i Jashtëm iranian kërkon mbështetjen e Rusisë në bisedimet bërthamore

18 Prill 21:12

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka kërkuar që Rusia të luajë rol në bisedimet vendimtare për fatin e programeve bërthamore të Teheranit, pasi shprehu dyshime për qëllimet e Shteteve të Bashkuara në prag të rundin të dytë të bisedimeve.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Duke folur të premten, së bashku me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, Araqchi tha se ende beson është e mundur të arrihet një marrëveshje.

Diplomati iranian pritet të takohet më 19 prill në Romë me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për rundin e dytë të bisedimeve mbi programet bërthamore të Iranit.

“Edhe pse kemi dyshime serioze për qëllimet dhe motivet e palës amerikane, ne do të marrim pjesë në negociatat e nesërme”, tha Araqchi në Moskë.

Rundi i parë i bisedimeve në Oman javën e kaluar ishte i nivelit më të lartë të bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit prej se presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga një marrëveshje historike bërthamore në vitin 2018.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po bën përpjekje për të ndërtuar armë bërthamore.

Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke këmbëngulur se përpjekjet e tij kanë qëllime paqësore, si prodhimi i rrymës.

Më herët gjatë javës, Witkoff bëri thirrje për përfundimin e të gjitha programeve të pasurimit të uraniumit të Iranit.

Inspektorët ndërkombëtarë thonë se Teherani ka arritur të pasurojë rezervat e tij të uraniumit deri në 60 për qind – shumë afër pragut ku uraniumi konsiderohet si i përshtatshëm për të ndërtuar armë bërthamore.

Araqchi u përgjigj më 16 prill, duke thënë se përpjekjet e Iranit për pasurimin e uraniumit nuk janë çështje për diskutim.

“Nëse ka një gatishmëri të ngjashme nga pala tjetër, dhe ata heqin dorë nga kërkesat e paarsyeshme dhe jorealiste, besoj se është e mundur të arrihet një marrëveshje”, tha Araqchi.

Prej se e mori detyrën në janar, Trumpi e ka rritur trysninë ndaj Iranit, përfshirë dërgimin e më shumë forcave ajrore dhe detare amerikane në rajon. Por, ai gjithashtu ka kërkuar bisedime direkte me zyrtarët iranianë.

“Nuk po kërkoj shumë”, tha Trump në fillim të prillit, “por ata nuk mund të kenë armë bërthamore”./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
bisedime berthamore Ministri i Jashtëm iranian Rusi

Nga e njëjta kategori

Sulm me thikë në Gjermani, tetë persona të plagosur

më shumë...

“Më kanë bërë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare dënohet me burg! Prej 10 vitesh përndiqte çiftin italian

më shumë...

Këto do të jenë shenjat më me fat të qershorit

më shumë...

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:34

Sulm me thikë në Gjermani, tetë persona...

7:30

DOSJA URA/ “Jam i rënduar psikologjikisht, nuk...

7:16

“Më kanë bërë magji të zezë”, 51-vjeçarja...

6:59

Këto do të jenë shenjat më me...

6:43

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika...

6:19

Shitet në ankand shpata e Napoleon Bonapartit,...

5:37

Incident ajror, rrëzohet helikopteri rus, humbin jetën...

5:27

Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga...

5:19

Akuzoi diplomatët e huaj se nxitën trazirat...

5:13

Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelpia

5:10

“DOSJA URA”/ Si grupi shqiptar trafikoi kokainë...

4:44

Truri i trafikut të drogës, “Visi i...

4:30

Ushqimet që mund tu shkaktojnë dhimbje koke

4:25

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe...

4:11

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

3:50

Lajm i mirë! Hapet nesër tuneli i...

3:34

Teatri Kombëtar feston 80 vjetorin, kujtohen kolosët...

3:19

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë, 820...

3:15

Arrestohet agresori i mjekëve, 42-vjeçari me probleme...

2:57

Miratohen rezultatet për 4 qarqe, KQZ “vulos”...

Më të klikuarat

  • “Dje mu ngjall shpresa”, nëna e Artan Lames rrëq...
  • Vrasja e Ilaria Sulës merr një kthesë tjetër, zbulimi i mash...
  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Kapet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi, 41-vjeçari...
  • Bie aksidentalisht nga kati i tretë 2-vjeçari në Rinas
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services