E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani vizitë 3 ditore në Indi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur të mërkurën drejt Indisë ku do të zhvillojë një vizitë pune 3 ditore.

I ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, Ministri Hasani do të marrë pjesë në edicionin të 9-të të “Raisina Dialogue”, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe e shumëpalëshe.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Hasani do të takohet me kryeministrin Arvind Kejriwal, Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Dr.S. Jaishankar, drejtues të kompanive më të mëdha indiane në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, arsimit etj.

Vizita e Ministrit Hasani në Indi është tregues i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Indisë, dhe synon të çojë përpara këtë miqësi tradicionale mes dy vendeve të bazuar në të njëjtat vlera, në kontekstin e ri historik.

Reklamë

Gjithashtu synohet zgjerimi i marrëdhënieve me Indinë në zhvillimin e projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacionin, farmaceutikë, softuer, turizm dhe sektorë të tjerë.

India është një partner tregtar i rëndësishëm i Shqipërisë, furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 24.9 % më shumë se një vit më parë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë