Ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Sijarto gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut theksoi se shtyrja e datës se negociatave per ne muajin tetor është e padrejtë dhe justifikimi i mungesës së kohës për të shqyrtuar raportin e Komisionit Europian është qesharak.

 

Shtyrja e vendimit te negociatave per anëtarësim ishte shume e padrejte per vendin tuaj, argumentet per shkak te mungesës se kohes, per mua jane qesharake,  sepse ju jeni vend kandidat prej shume vitesh dhe kjo është kohe e mjaftueshme. 

 

Kryediplomati hungarez foli dhe për rolin e ish-kryeministrit. Sipas tij Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga vendi dhe ka kërkuar azil politik në Hungari, po lobon që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Europian.

 

Për dikë që në këtë rajon ka qenë 10 vjet kryeministër, supozoj se ka shumë njohuri për rajonin dhe unë nuk jam i autorizuar të publikoj asnjë pjesë të diskutimeve tona, por mund t’ju them se ish kryeministri juaj gjithashtu bën shumë përpjekje për anëtarësimin tuaj në BE. 

 

Gjatë konferencës së përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, ministri i jashtëm hungarez nuk mohoi takimet me Gruevskin, por nuk tregoi se për çfarë bisedojnë. Numri dy i qeverise ne Maqedoninë e Veriut deklaroi se ne takim nuk është diskutuar ekstradimi i Gruevskit.

 

Ne nuk kemi lejuar që nga dita e parë që kjo çështje t’i prishë raportet e mira politike mes nesh dhe Hungarisë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Ministria e drejtësisë maqedonase ka dërguar në Hungari  kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit si organizator i ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *