E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri i Jashtëm britanik e nis vitin 2024 me vizitë në Kosovë, nesër pritet nga Osmani

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ditën e nessërme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Cameron do të pritet në një takim nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në orën 09:10 të mëngjesit.

Reklamë

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, të enjten, më 4 janar, në orën 08:00, takon edhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e  Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pas takimit, homologët do të japin një deklaratë për mediet vendase dhe ato ndërkombëtare. Kjo është vizita e parë për vitin 2024 e një diplomati perëndimor në Kosovë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë