E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Shqipëria në pararojë të drejtësisë restauruese

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, inspektoi sot punimet në kantierin e Institutit të ri për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve, që po ndërtohet në Mëzez të Tiranës.

Ky institucion është i pari i këtij lloji në rajon dhe i dyti në Europë, pas Francës, duke e pozicionuar Shqipërinë në pararojë të qasjes moderne dhe gjithëpërfshirëse për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin.

Reklamë

Instituti do të funksionojë si një qendër polifunksionale, ku bashkohen arsimi, trajnimi profesional, mbështetja psikologjike dhe riintegrimi social. Ai synon jo vetëm rehabilitimin, por krijimin e mundësive të reja për të rinjtë që të rifillojnë jetën me dinjitet dhe perspektivë të re.

Gjatë inspektimit, ministri Manja theksoi se ndërtimi i këtij institucioni përbën një hap thelbësor drejt konsolidimit të drejtësisë restauruese në Shqipëri.

Reklamë

“Kjo vepër mishëron filozofinë e re të drejtësisë për të miturit. Një drejtësi që sheh përpara, që edukon dhe krijon kushte për një fillim të ri. Shqipëria po sjell një model që frymëzon gjithë rajonin,” u shpreh ministri.

Instituti për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve është pjesë e angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë për një sistem penal më të drejtë, më funksional dhe më njerëzor, në përputhje me prioritetet e shtetit të së drejtës dhe objektivat e integrimit europian.

/vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë