E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 44 minuta më parë
Video · Kronikë

Ministri i Drejtësisë: Të hetohet zhdukja e byzylykëve

Ministria e Drejtësisë i është drejtuar Prokurorisë duke kërkuar hetimin e rastit të zhdukjes së 300 byzylykëve. Burimet thanë se prokuroria nga ana tjetër ka nisur hetim për mënyrën e tenderimit të datës 11 prill për dorëzimin e pajisjeve të mbikëqyrjes tek bashkimi i operatorëve privatë.

 

82 byzylykë rezultojnë të dëmtuar nga 300 prej tyre ndërsa aktualisht 79 persona janë me mbikëqyrje elektronike. Tenderi ka kushtuar rreth 2 milionë euro ndërsa asnjë prej byzylykëve të dëmtuar nuk është rikthyer pranë ministrisë së drejtësisë nga kompanitë private. Për këtë rast pritet dhe një hetim i detajuar i organit të akuzës për të parë nëse pajisjet e mbikëqyrjes elektronike janë dëmtuar nga të pandehurit dhe nëse vënia e tyre në funksion sërish është ose jo detyrë e kompanive private.

 

Më shumë video

Reklamë