Subscribe

Pas paralajmërimit te kryeministrit, drejtuesit e zyrave te regjistrimit dhanë dorëheqjet. Por ministri teknik i drejtësisë ka dale kundër Rames, duke refuzuar largimet nga puna. Gazmend Bardhi ka urdhëruar pezullimin e tyre.

 

Në njoftimin e shpërndarë nga Ministrja e Drejtësisë thuhet se duke vlerësuar se dorëheqjet te cilat vijnë pas konstatimit publik të Kryeministrit, se këta funksionarë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve,  ministri ka marrë një vendim të ndërmjetëm.

 

Vendimi parashikon pezullimin e procedurave të miratimit të dorëheqjes deri në përfundimin e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë.

 

“Ministri Bardhi, ka urdhëruar Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë së Regjistruesve në ZVRPP përkatëse. Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë nga hyrja në fuqi e urdhrit. Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë së grupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP, ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin e hetimit administrativ.”

 

Por menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar kryeministria, e cila ben te ditur se urdhri i ministrit te drejtësisë është anuluar dhe se dorëheqjet nuk mund te refuzohen. Shefi i qeverise i kujton ministrit te drejtësisë Kodin e Sjelljes, i miratuar me VKM.

 

Qeveria shqiptare ka nje kod sjelljeje, te miratuar me VKM, qysh ne mbledhjen e saj te pare dhe asnjë ministër, qofte politik a teknik, qofte ne ikje e ne ndenjje nuk mund ta shkele ketë Kod, I cili përcakton qarte se qeveria nuk eshte nje grup individësh qe veprojnë ne koken e tyre, po nje skuadër qe drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit te thjeshte te aprovimit paraprak nga Kryeministri te veprimeve administrative apo te komunikimeve te ministrave me publikun.

 

Nga ana tjetër, kryeministria thotë se hetimi administrative i nisur nga ministri i drejtësisë mund te vazhdoje pa asnjë pengese dhe nëse ka shkelje, funksionaret do te vihen përpara drejtësisë. Por vendimi i ministrit të propozuar nga demokratët, më së shumti ngjan me një akt kryeneçësie politike ndaj kreut të qeverisë. Akti i dorëheqjes është një xhest individual i një zyrtari dhe mungesa e refuzimit të tij nuk do të thotë se gjithçka do të mund të kthehen në normalitet si më pare. Kjo pasi askush nuk detyron askënd të mbajë një detyrë të cilën nuk dëshiron ta kryejë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *