Subscribe

1 orë e 20 minuta ka zgjatur takimi i ministrit të Brendshëm grek Joanis Ikonomu me Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë në ambientet e burgut.

 

Ikonomu mbërriti më herët se njoftimi që ishte bërë një ditë më parë, rreth orës 10.30 minuta dhe ka dalë prej andej në orën 12.50 pa bërë asnjë koment për mediat.

 

Ministri grek mbërriti që të enjten në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e ministrive të brendshëm të rajonit dhe atyre të Bashkimit Europian.

 

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme i hapi rrugën fillimit të gjykimit ndaj Fredi Belerit. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe që atëherë mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit.

 

Nga ana tjetër Beleri, akuzon kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin si kryebashkiak .Por kreu i qeverisë  i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka përsëritur disa herë se Beleri i përket drejtësisë.

 

Athina zyrtare është ankuar deri në Departamentin Amerikan të Shtetit, por përgjigja e Uashingtonit ka qenë se çështja ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës duhet të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *